Date:December 18, 2013

Te drejtat e Grave ne Veri te Shqiperise

te-drejtat-e-grave

Edhe ky botim vjen në kuadër të projektit 3-vjeçar “Drejtësi, Paqe dhe Zhvillim në Veri të Shqipërisë” dhe është fryt i një studimi për të përcaktuar pozitën e gruas në familje dhe në jetën sociale në very të Shqipërisë. Për përftimin e informacionit u përdorën anketime, pyetësorë dhe intervista. Në studim u përfshinë rrethet: Shkodër, Malësi e madhe, Pukë, Kukës, Tropojë, Has, Lezhë, Fushë-Arrëz, Mirditë. Kemi synuar të marrim mendimin e kategorive të ndryshme bazuar mbi kriteret e moshës, arsimimit, vendbanimit dhe gjinisë. Qëllimi i studimit ishte jo vetëm sensibilizimi opinionit publik për t`u angazhuar më shumë  në drejtim të ngritjes së pozicionit shoqëror të gruas, por edhe vendosja e pikave orientuese për hartimin e strategjive nga ana e shtetit për të punuar seriozisht në këtë drejtim.