Date:December 18, 2013

Të Drejtat e Fëmijëve në Veri të Shqipërisë

te-dr-femijev01.

Ky studim vjen në kuadër të projektit 3-vjeçar “Drejtësi, Paqe dhe Zhvillim në Veri të Shqipërisë” ndërmarrë nga Komisioni Drejtësi dhe Paqe i Shqipërisë. Siç theksohet edhe në parathënien e studimit, në drejtim të poltikave zhvillimore dhe zbatimit të tyre, Veriu ka qenë dhe mbetet një nga zonat më problematike të vendit. Përgjegjësia bie mbi politikat përjashtuese dhe diferencuese që qeveritë Shqiptare ndër vite, duke mos përjashtuar edhe periudhën post-komuniste kanë ndjekur për Veriun. Për tu njohur konkretisht me shkallën e respektimit të të drejtave të fëmijëve në Veri të Shqipërisë, KDP ndërmori një studim me anë të një pyetësori në shkollat 8-vjeçare të rretheve Shkodër, Lezhë, Tropojë, Malësi e Madhe. Disa prej pyetjeve të cilëve pyetësori kërkonte tu jepte për gjigje ishin:

Çfarë kuptojnë fëmijët me të drejta dhe përgjegjësi?

Çfarë të drejtash mendojnë ata se kanë ?

Sa i përmbush detyrimet e veta kundrejt fëmijëve shteti ? Sa u krijon ai kushtet dhe infrastrukturën e përshtatshme për siguri, shkollim dhe argëtim ?

Rezultatet e pyetësorit janë interesante përsa i përket larmisë së përgjigjeve të dhëna dhe sinqeritetit të fëmijëve.