Date:March 06, 2014

6 Piktore Shkodrane

6piktoreKy katalog i vogël përmban një “pisk” krijimtarie nga 6 piktore të njohura të qytetit të Shkodrës: Nineta Verbica, Nirvana Bushati, Xheneta kadillari, Mira jahja, Liljana Çefa; Ikbal Kraja. Ato janë të gjitha anëtare të Shoqatës së Grave Artiste të Shkodrës dhe nismëtare të misionit të shenjtë për të përhapur më shumë ngrohtësi dhe dashuri në shoqërinë tonë përmes artit. Për veçoritë stilistikore të pikturës së tyre, shprehet mjeshtri Agim kadillari në parathënie, por ajo që i bie në sy edhe njeriu të thjeshtë, janë disa tone brishtësie dhe feminiliteti që i përshkojnë këto piktura duke të sjellë një ndjesi mallëngjimi të lehtë dhe dëshire për të ndihmuar dikë. Komisoni Drejtësi dhe Paqe e çmon lart fuqinë e artit në përçimin e mesazheve edukative dhe ngjizjen e ndjenjave fisnike në shpirt, prandaj edhe mbështeti pjesërisht botimin e këtij katalogu.