Drejtesi dhe Paqe Europe

Komisioni Drejtësi dhe Paqe i Europës – Historiku
Konferenca evropiane është aleancë e Komisioneve kombëtare Drejtësisë dhe Paqes në Europë, që punon për promovimin e drejtësisë, paqes dhe respektit për dinjitetin njerëzor.
Konferenca kontribuon për të rritur ndërgjegjësimin në drejtim të doktrinës shoqërore të krishterë në shoqëritë evropiane dhe në mesin e institucioneve evropiane. Ajo ndjen veten të angazhuar veçanërisht në mbrojtjen e viktimave të shkaktuara nga shkelja e të drejtave të njeriut, përjashtimit, persekutimi, dhunës si dhe konfliktevetë armatosura, dhe flet në favor të shqetësimeve të tyre.
Konferenca është në kontakt të rregullt me Këshillin Papnor Drejtësisë dhe Paqes.
Ne e shohim veten si pjesë e familjen Drejtësisë dhe Paqes në mbarë botën dhe jemi të angazhuar për këtë në një mënyrë praktike.
Konferenca mban kontakte me institucionet e ndryshme të Kishës dhe me organizatat ndërkombëtare katolike (CCEE, COMECE, Caritas, CIDSE, urdhëra fetare dhe kongregatat. Dimensioni i krishterë i punës për drejtësi, paqe dhe pajtim është një gur themeli për Konferencën.
Së bashku, ne kemi pë dhënë një kontribut për një Europë të bashkuar, të lirë dhe më të drejtë

Marrëdhëniet ndërfetare në Shqipëri

5Tema e zgjedhur nga Papa Benedikti XVI për Ditën Botërore të Paqes sivjet ishte: “Liria Fetare – Rruga drejt Paqes”. Njëzet vjet pas daljes së Shqipërisë nga një prej rregjimeve komuniste më të egra e shtypëse të Europës, Konferenca e Komisioneve Europiane Drejtësi e Paqe, erdhi për të mësuar rreth përvojës shqiptare mbi marrëdhëniet ndërfetare dhe ndërkulturore.Përfaqësuesit nga 23 vende të Europës patën privilegjin të priteshin nga Komunitetet Fetare kryesore te Shqipërisë. Krerët e klerit si dhe besimtarë të thjeshtë të komuniteteve Mysliman, Ortodoks, Katolik, Bektashi dhe Ungjillor, ndanë përvojën e tyre me pjesëmarrësit në hapjen solemne të Workshopit në konferencë; në pritjen e pjesëmarrësve në qendrat e tyre, si dhe në bashkëbisedimin në tryezën e rrumbullakët. Kryeministri Sali Berisha përshëndeti pjesëmarrësit dhe miqtë e ftuar në ceremoninë e hapjes. Kjo klimë mikripjeje dhe gatishmërie për bashkëpunim u çmua shumë nga pjesëmarrësit. Nga data 16-20 shtator 2011, në Tiranë dhe Shkodër, u mbajt Konferenca e radhës e Komisioneve Europiane Drejtësi dhe Paqe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të 25 Komisioneve Europiane.
Konferenca filloi me Work-shopin ndërkomëtar me temë“ Marrëdhëniet ndërfetare dhe ndërkulturore – shans dhe sfidë për solidaritetin tonë – kontributi i Shqipërisë në ndërtimin e Europës. Në këtë Work-shop morën pjë drejtuesit më të lartë të komuniteteve fetare në Shqipëri, si dhe Kr/ Ministri I Shqipërisë z. Sali Berisha.
Më pas Konferenca i vazhdoi punimet e Asamblesë së Përgjithshme në Shkodër, ku u kremtua Mesha e Shenjtë, drejtuar nga Imzot Angelo Massafra dhe më pas punimet vazhduan në sencë plenare në “Fshatin e Paqes”, ku u bë edhe zgjedhja e Presidencës dhe Komitetit Ekzekutiv. President i radhës u zgjodh Imzot William Keny nga Britania e Madhe dhe zv/President u rizgjodh z. Luigj Mila, nga Komisioni Drejtësi dhe Paqe i Shqipërisë. Në fund, Asambleja doli me një deklaratë të përbashkët për marrëdhëniet ndërkulturore dhe ndërfetare në Shqipëri, të cilën po e botojmë të plotë:

Deklaratë për shtyp Berlin, Gjermani 25 shtator 2013