Projekte ne vazhdim

Arqipeshkvia Shkodër-Pult dhe Komisioni Drejtesi dhe Paqe i Shqiperise, me 4 dhe 5 shkurt 2013 në Tirana International Hotel organizuan konferencen me teme  Mbi të kaluarën komuniste në Shqipëri.Kjo konference u hap me daten 4 shkurt, ora 16.00 dhe erdhi  si pjesë e një projekti të ndërmarrë nga tri organizata partnere: Komisioni Drejtësi dhe Paqe i Shqipërisë me qendër në Shkodër; Renovabis me qendër në Fresing, Gjermani,  dhe Fondacioni gjerman  Maximilian Kolbe, mbi dokumentimin e persekutimit komunist në Shqipëri dhe pasojave që ka ai në shoqërinë e sotme shqiptare. 

Konferenca trajtoi çështje si: Kujtesa historike; ruajtja, mbrojtja dhe dokumentimi i objekteve, dëshmive dhe të dhënave që kanë  lidhje me persekutimin komunist në Shqipëri.Konferenca u hap me nje ekspozite pikture dhe fotografike te sjellura nga piktori Gjovalin Paci dhe fotografja zvicerrane Barbara Hausammann, te cilet kishin si subjekt te tyre burgjet komuniste siç ishte ai i Spaçit tek fotot e znj. Hausammann dhe vuajtjet dhe persekutimi komunist tek kuadrot e piktorit Gjovalin Paci.Konferenca ishte konceptuar në dy pjesë. Ditën e parë u zhvillua një seancë plenare me pjesëmarrjen e disa autoriteteve të larta fetare dhe shtetërore, vendas dhe te huaj si: Mons. Angelo Massafra, President i Komisionit Drejtesi dhe Paqe dhe Kryetar i Konferences Ipeshkvnore Shqiptare; Nunci Apostolik; Mons. Rrok Mirdita; At gazmnd Tinaj, Minister Provincial i Freterve Minore te Shqiperise; Ministri i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve Aldo Bumçi; Amik Kasaruho, ish i burgosur politik, keshilltar i Presidentit te Republikes, studiues dhe perkthyes i njohur; Mark Marku, deputet i Kuvendit te Shqiperise; deputeti i parlamentit gjerman dhe president i Fondacionit Maximilian Kolbe Peter Weiss; përgjegjësja e Renovabis për Shqipërinë Dr. Monika Kleck; sekretari i përgjithshëm i 

Fondacionit Maximilian Kolbe Dr. Jorg Luer; Luigj Mila sekretar i pergjithshem i Komisionit Drejtësi dhe Paqe te Shqiperise si dhe Zv. President i Komisionit Drejtesi dhe Paqe te Europes. Po ashtu moren pjese edhe perfaqesues  nga institucionet e ish te denuarve dhe te te perndjekurve politike te Shqiperise si Agron Tufa, Simon Miraka, Gezim Peshkpia, Pjeter Pepa, Kolec Topalli, si dhe shume student.Në ditën e dytë u zhvillua një tryezë e rrumbullakët me pjesëmarrjen dhe kontributin e ish të dënuarve politike, të mbijetuar nga kampe dhe burgje famekeqe komuniste. Ne kete tryeze u sollen deshmi te ish te denuarve ne burgjet famekeqe komuniste si ai i Spaçit, Qafes se Barit, Kampi i Tepelenes etj. 

Deshmite e sjella nga Fatos Lubonja, Bardha Mulleti, Simon Miraka, Dom Gjergj Simoni u ndoqen me interes nga te pranishmit ne kete tryeze ku binte ne sy prania e shume studenteve nje pjese e te cileve , siç ishin at ate shkolles se mesme “Pjeter Meshkalla”, sollen perjetimet nga njera prej vizitave te tye ne burgun e Spaçit.

Leave a Reply

*

captcha *