Historiku

histori01Kisha Katolike e Shqipërisë duke qenë në dijeni për tensionet, varfërinë dhe padrejtësitë e pranishme në një vend të sapodalë nga diktatura, vendosi të themelojë Komisionin për Drejtësi dhe Paqe dhe të Kujdesit për Krijesën, për të dhënë kontributin e saj në edukimin e shtresave të ndryshme shoqërore me frymën e drejtësisë dhe të paqes Krijimi i komisionit u bë i mundur falë mbështetjes financiare të CRS/Albania. Gjatë periudhës 1996-67 Komisioni realizoi studime, aktivitete të ndryshme ndërgjegjësuese dhe ndërhyrëse.
Në 1997, Provinca Françeskane Shqiptare ia besoi drejtimin e Komisionit një grupi intelektualësh vullnetarë të cilët e rregjistruan si OJQ dhe e kthyen në një qendër shërbimesh shoqërore.Megjithatë, Provinca Françeskane vazhdoi të kontribuonte si bashkpuntore e jashtme. Ndërkohë, drejtuesit e Komisionit, asokohe OJQ, bënin çdo përpjekje që ai të njihej si Komision Dioqezan. Kjo u bë e mundur më 2001. Që prej 1999 përfaqësuesit e Komisionit shqiptar morën pjesë në të gjitha mbledhjet e Asamblesë së Përgjithshme të Komisioneve Europiane Drejtësi dhe Paqe. Në 2001 Komisioni shqiptar u pranua anëtar me të drejta të plota i kësaj Asambleje si dhe u njoh si Komision Kombëtar nga Konferenca Ipeshkvnore Shqiptare.

histori02Gjithsesi Komisioni vazhdoi ti mbështeste me punën e tij të gjitha dioqezat e Shqipërisë. Edhe gjatë viteve 2002-03 Komisioni u mbështet financiarisht nga CRS/Albania. Në 2004 asambleja e përgjithshme e Komisioneve Drejtësi dhe Paqe e përfshiu komisionin shqiptar në programin e posaçëm të ndihmës të quajtur “Star Program” i cili mbështetej nga organizata katolike “Renovabis”. 

Arsyeja kryesore e kësaj njohjeje ishte kontributi i Komisionit DP në fushën e edukimit për paqe, pajtimit dhe të drejtave të njeriut. Arsyeja tjetër jo më pak e rëndësishme, ishte se Komisioni është i vetmi në Shqipëri dhe ndodhet në zonën me popullsi më të dendur katolike. Për fat të keq, kjo zonë paraqiste shumë probleme të karakterit shoqëror dhe ekonomik.

Leave a Reply

*

captcha *