Mbledhja e Komisionit “Drejtësi e Paqe në Evropë” në Shqipëri

“Marrëdhëniet ndërfetare e ndërkulturore: shanset e sfidat e solidaritetit”. Kjo është tema e asamblesë së përgjithshme të Konferencës së komisionit drejtësi e paqe në Evropë që mbahet në Shkodër e në Tiranë nga data 16 deri më 20 shtator. Nisma ka si synim kryesor përcaktimin e projekteve për të ardhmen, e në mënyrë të veçantë do të trajtohen çështje që kanë të bëjnë me dialogun ndërfetar e ndërkulturor në Shqipëri, Vend shembullor i tolerancës dhe bashkëjetesës paqësore ndërmjet bashkësive fetare, pra ndërmjet myslimanëve, ortodoksëve, katolikëve, bektashive e protestantëve.
Në këtë asamble, mes tjerësh, marrin pjesë ipeshkvi imzot Michel Dubost, president i Komisionit drejtësi e paqe dhe sekretari i përgjithshëm Denis Viénot. Kujtojmë se Konferenca e komisioneve Drejtësi e paqe është themeluar më 2008 nën patronazhin e komisionit Drejtësi e Paqes të Francës dhe është drejtuar nga kryeipeshkvi i Lilit, imzot Gérard Defois.
Viteve të fundit, suksesi kryesore ka qenë pjesëmarrja më 2010 në “Vitin evropian për luftimin e varfërisë e të mënjanimit shoqëror”. Me këtë rast Konferenca e komisionit Drejtësi e Paqe ka propozuar masa dhe projekte të ndryshme për luftimin e varfërisë në botë, dhe u ka kërkuar Shteteve perëndimore zhvillimin e një ekonomie transparente e për të mirën e mbarë njerëzimit. Nga sektori bankar e financiar transparencë është kërkuar, dhe mbështetjen e politikave që synojnë krijimin e një zhvillimi dhe eliminimin e padrejtësive e të pabarazive njerëzore e shoqërore.

Leave a Reply

*

captcha *